MOT ME DIELL DHE MË I NGROHTË ME VRANËSIRA TË VOGLA LOKALE

MOT ME DIELL DHE MË I NGROHTË ME VRANËSIRA TË VOGLA LOKALE

Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga jugperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 2 deri në 8 ndërsa maksimalet prej 18 deri në 25 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët kryesisht jugperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Në dy ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht me diell dhe dukshëm më i ngrohtë. Nën ndikimin e masës ajrore më të ftohtë nga nata deri të dielën vranësirat do të rriten. Më pas gjatë ditës do të fillojë me reshje shiu, herë pas here të rrëmbyeshëm të përcjellë me erë të fortë veriore dhe stuhi, ndërsa temperaturat do të jenë më të ulëta për 6 deri në 9 gradë krahasuar me një ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.