MOT ME DIELL DHE SHUMË I NGROHTË

MOT ME DIELL DHE SHUMË I NGROHTË

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Pasdite kryesisht në pjesët lindore do të ketë zhvillim të lokalizuar të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 9 deri në 15, ndërsa maksimalja do të arrijë në 29 deri në 34 gradë. UV = 8

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite në pjesë të luginës Vardarit do të ketë kushte për jostabilitet me reshje të shpejta të rrëmbyeshme, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 33 gradë.

Mot me diell dhe i ngrohtë mbi mesataren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal me vranësira të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, vende-vende dhe në formë shtrëngate me breshër. Të dielën temperatura ditore do të ulet për disa gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.