MOT ME DIELL,GJATË NATËS RESHJE LOKALE TË BORËS

Mot me diell,gjatë natës reshje lokale të borës!

Mëngjesin e sotëm në të gjithë vendin u shënuan temperatura nën zero gradë Celsius. Temperatura më e ulët u shënua në Berovë ku janë matur -12 gradë.

Në Petrovec afër Shkupit, Kriva Pallankë, Manastir dhe Demir Kapi janë u regjistruan -9 gradë, në Shtip, Tetovë, Prilep, Strumicë dhe Gjevgjeli -8, në Kumanovë -7, në Ohër, Vinicë dhe Pretor – 5. në Mavrovë dhe Dojran -4, në Krushevë -3 dhe në Kodrën e Diellit -2 gradë.

Për sot është parashikuar mot me diell me vranësira të vogla lokale, ndërsa në fund të ditës në pjesët perëndimore ato do të shtohen. Gjatë natës do të ketë reshje lokale bore në zonat perëndimore dhe veriore të vendit. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura maksimale deri në 6 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.