MOT SHUMË I NGROHTË, PASDITE ME KUSHTE PËR RESHJE

MOT SHUMË I NGROHTË, PASDITE ME KUSHTE PËR RESHJE

Moti në orët e paradites do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme lokale shiu, bubullima dhe erë të fortë. Sipas meteorologëve parashikohen kushte për paraqitjen e një stuhie afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 ndërsa maksimalja do të lëviz nga 31 deri në 39 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriperëndimore. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Nesër në shumë vende do të jetë moti i paqëndrueshëm dhe do të ketë rënie të temperaturës, sidomos në pjesët veriore me 3 deri në 5 gradë. Një tjetër valë e reshjeve me temperatura në rënie do të jetë kudo nga e premtja deri në fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.