MOT SHUMË I NXEHTË, PASDITE PAQËNDRUESHMËRI LOKALE

MOT SHUMË I NXEHTË, PASDITE PAQËNDRUESHMËRI LOKALE

Moti sot do të jetë shumë i nxehtë. Gjatë orëve të mëngjesit do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë, ndërsa në nivel lokal do të krijohen kushte për shfaqjen e një stuhie afatshkurtër me paraqitje breshëri dhe erë të fortë.  Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë, rrezet UV do të arrijnë deri në 8.

Në Shkup dhe rrethinë temperatura maksimale do të arrijë deri në 36 gradë. E gjatë fundjavës na pret mot i ngrohtë, me temperaturë minimale prej 12 deri në 21°C ndërsa ato maksimale prej 30 deri 37°C dhe me UV=9.

Leave a Reply

Your email address will not be published.