MOTI

Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët është regjistruar në Kodrën e Diellit prej -12 gradë, -11 gradë në Mavrovë, -8 në Krushevë, -7 gradë në Ohër dhe në Manastir, -6 në Tetovë, Pretor, Prilep, Demir Kapi dhe. Strumicë, -5 gradë në Shkup-Petrovec dhe Berovë, -4 në Kriva Pallankë, -3 në Shtip dhe Vinicë, -2 në Shkup-Zajçev Rid, 0 në Kumanovë, Dojran dhe Gjevgjeli.

Shtresa e borës në orën 7 të mëngjesit ishte 44 centimetra në Popova Kodrën e Diellit, 40 centimetra në Mavrovë, 14 centimetra në Pozharan, 8 centimetra në Krushevë.

Sot parashikohet mot me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të lëviz prej 0 deri në 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla ndërsa do të fryejë me erë e lehtë mesatare nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 6 gradë.

Sipas Entit Hidrometeorologjik moti i kthjellët do të bëjë që temperaturat e mëngjesit të jenë të ulëta në ditët në vijim, sidomos të mërkurën dhe të enjten ku vende-vende do të zbresin nën minus 11 gradë Celsius./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.