MOTI GJATË FUNDJAVËS NË RMV

MOTI GJATË FUNDJAVËS NË RMV

Moti sot pritet të jetë kryesisht i vranët me erë të dobët nga jugu. Mot me vranësira pa ndryshime të mëdha gjatë ditës pritet edhe në Shkup.

Temperatura e mëngjesit të sotëm sillet nga -1 gradë në Mavrovë dhe 0 gradë në Berovë, deri në 7 gradë në Dojran dhe në juglindje të vendit.

Temperaturat maksimale gjatë ditës do të lëvizin nga 6 në rajonin e Mavrovës, 10 në rajonin e Shkupit deri në 11 gradë në juglindje të vendit.

Të dielën do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu dhe do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor në luginën e Vardarit. Temperatura minimale do të jetë 4°C deri 9°C, ndërsa ajo maksimale prej 7°C deri 12°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published.