MOTI GJATË KËSAJ JAVE NË RMV

MOTI GJATË KËSAJ JAVE NË RMV

Moti sot do të jetë në mëngjes me vranësira të ulëta deri mesatare, ndërsa gjatë ditës me diell. Rreth mesditës dhe pasdites do të ketë rritje lokale të vranësirave, e ndjekur me reshje shiu. Do të fryjë edhe erë mesatare, ndërsa në luginën e Vardarit erë e fortë nga veriu.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Rreth mesditës, vranësirat do të rriten herë pas here dhe në pjesë të luginës janë të mundshme reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperaturat e ditës do të sillen prej 13 deri më 21 gradë.

Të martën moti do të jetë me diell dhe më i freskët me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare përgjatë luginës së Vardarit, me erë herë pas here të fortë nga veriu.Temperatura minimale do të jetë prej 1 deri në 11 gradë Celsius, derisa ajo maksimale 9 deri në 18 gradë.

Të mërkurën moti do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë prej zero deri në 10 gradë Celsius, derisa ajo maksimale 9 deri në 21 gradë.

Të enjten do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite me vranësira mesatare dhe  erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë prej zero deri në 8 gradë Celsius, derisa ajo maksimale 13 deri në 25 gradë.

Të premten dhe të shtunën temperatura do të rritet deri në 27 gradë, ndërsa të dielen temperatura maksimale do të arrijë 28 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.