MOTI: I NDRYSHUESHËM ME VRANËSIRA DHE PERIUDHA ME DIELL

MOTI: I NDRYSHUESHËM ME VRANËSIRA DHE PERIUDHA ME DIELL

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me diell, ndërsa  temperatura maksimale do të lëviz nga 14 deri në 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa pasdite në luginën e vardarit do të ketë erë të fortë nga jugu. Në fund të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje lokale shiu.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me mot me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë. Prej të enjtes vijon një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë të fortë jugore.

E premtja dhe e shtuna në orët e pasdites do të jenë të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, të cilat vende-vende do të jenë më të dendura dhe të përcjella me shtrëngata dhe erëra të forta./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.