MOTI I NDRYSHUESHËM ME VRANËSIRA, RESHJE BORE DHE I FTOHTË

MOTI SOT I NDRYSHUESHËM ME VRANËSIRA, RESHJE BORE DHE I FTOHTË

Moti sot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë. Kryesisht në rajonet malore do të bie borë e dobët. Do të fryjë erë e përforcuar, e fuqishme nga drejtimi verior (mbi 70 km/orë), veçanërisht përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 1 deri 8 gradë. Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira. Temperatura maksimale do të arrijë 6 gradë.

Në Hanet e Mavrovës sot në mëngjes është matur temperatura më e ulët prej shtatë gradë nën zeron. Vijojnë Krusheva me -6, Ohri -4, Pretori -3, Kriva Pallanka, Tetova, Manastiri dhe Berova -2, në Prilep dhe Dibër -1, Vinicë, Kumanovë 0, Shkup – Zajçev Rid, Shtip 2, Demir Kapi, Strumicë 3, Dojran 4 dhe 5 gradë Gjevgjeli. Në Hanet e Mavrovës në orën 7 është matur shtresa më e lartë e borës prej gjysmë metër, 26 centimetra në Krushevë, 25 në Kodër të Diellit, 24 në Pozharan, 18 Manastir, 10 Ohër, 9 Gjurishtë, 8 Dibër, 4 Berovë dhe Prilep, 3 në Pretor.

Gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti shi prej 25 në një l/m2 ka në Mavrovë, 21 Dibër, 17 në Manastir, 15 Ohër, 14 Pozharan, 13 në Vinicë, 8 Pretor, Krushevë, 7 Berovë, 6 Kriva Pallankë, Strumicë, Demir Kapi, Dojran, 5 Prilep, Tetovë, 4 Shtip, 3 Shkup-Petrovec, Kumanovë, 2 Shkup, -3 në Gjevgjeli.

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se është hequr ndalesat për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në akset rrugore Mavrovë–Dibër dhe Strugë–Qafë Thanë. Siç informuan nga LAMM, ndalesa për qarkullim është hequr në ora 9:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.