MOTI: ME DIELL, NË FUNDJAVË KTHEHEN DITË TË FTOHTA

MOTI: ME DIELL DHE PARAQITJE TË MJEGULLËS NË MËNGJES. NË FUNDJAVË KTHEHET I FTOHTI.

Temperatura minimale do të shënojë minus 5 gradë ndërsa më e larta do të ngjitet deri në plus 16 gradë celsius.

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -5 deri në 3 gradë ndërsa maksimalja do të lëviz prej 10 deri në 16 gradë celsius.

Në Shkup në mëngjes do të ketë kushte për mjegull të dobët ndërsa kryesisht gjatë ditës do të dominjë mot me diell. Temperatura minimale do të zbresë deri në -2 gradë celsius ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.

Mot me diell dhe më i ngrohtë do të mbizotërojë edhe ditën e premte. Të shtunën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu e cila do të ndikojë në uljen e  temperaturave sërish për disa gradë. Në fundjavë kryesisht do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira.

Leave a Reply

Your email address will not be published.