MOTI NË VEND: VRANËSIRA DHE RESHJE TË SHIUT E BORËS

MOTI NË VEND: VRANËSIRA DHE RESHJE TË SHIUT DHE BORËS

Në vend po mban mot i vranët dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut ndërsa në zonat malore, përfshi malin Vodno në Shkup edhe borë. Më shumë reshje do të ketë në zonat jugore, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 10 gradë, thonë meteorologët.

Në Shkup dhe rrethinë po mban mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 10 gradë.

Ditët në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu por edhe me periudha dielli. Sidomos ditën e mërkurë do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Sa i përket temperaturave, minimalet deri të enjten vende-vende do të zbresin nën zero, ndërsa maksimalet do të kenë tendencë të rritjes graduale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.