MOTI: NESËR VRANËSIRA TË SHTUARA,NGA E ENJTJA PRITEN RESHJE

NESËR VRANËSIRA TË SHTUARA,NGA E ENJTJA PRITEN RESHJE

Sot moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë, në zonat perëndimore dhe jugperëndimore me vranësira të vogla deri mesatare. Temperaturat do të rriten nga 17 deri në 24 gradë – thotë për Espresso.mk meteorologu Sllavço Poposki.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 21 gradë.

Sipas Poposkit, nesër do të ketë disa vranësira të shtuara dhe sidomos në zonat perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të mbajë mot kryesisht stabil dhe i thatë me periudha me diell.

Nga e enjtja në shumë vende priten reshje të reja të herëpashershme shiu ku do të fillojë të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu dhe juglindja. Sa i përket temperaturave, ato do të vazhdojnë të jenë pranverore dhe do të rriten në intervalin 15 deri në 20 gradë, ndërsa në zonat më të ngrohta pritet të rriten rreth 23 gradë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.