MOTI: PREJ NESËR TEMPERATURAT NËN -10 GRADË

MOTI: ME DIELL DHE I FTOHTË, NGA NESËR ME TEMPERATURA NËN -10 GRADË

Gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm moti ishte me vranësira, i ftohtë dhe fryente erë me reshje bore, sidomos në pjesët veriore, perëndimore dhe juglindore.

Në mëngjes temperatura më e ulët është regjistruar në Kodrën e Diellit prej -8 gradë, -7 gradë në Mavrovë, -6 në Krushevë, -4 në Berovë, -3 gradë në Kriva Pallankë, Manastir dhe Prilep, -2 në Dibër. -1 Shkup-Petrovec, Shtip, Vinicë, Demir Kapi, Kumanovë, Tetovë, Ohër dhe Pretor, 0 gradë në Dojran, 1 në Strumicë, 2 gradë në Gjevgjeli.

Sot do të mbajë mot me diell dhe i ftohtë me vranësira mesatare. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri në 6 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell, i ftohtë dhe me vranësira mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë në 3 gradë.

Nga dita e nesërme vijon një periudhë me mot stabil, të thatë dhe me erë mesatare deri të fortë veriore. Temperaturat minimale kudo do të jenë nën zero ndërsa më e ulëta do të jetë të enjten dhe e premten kur temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin nën -10 gradë./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.