MOTI SOT DHE DITËVE NË VIJIM

MOTI SOT DHE DITËVE NË VIJIM

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut ndërsa në viset më të larta me reshje të dëborës. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryj erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup, paradite me vranësira dhe me mjegull. Në orët e pasdites dhe mbrëmje me reshje të shiut. Do të fryj erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 10 gradë Celsiusë.

Deri të martën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, ndërsa në male e në disa vende më të larta do të ketë borë.

Sipas DPHM-së, më shumë reshje priten të hënën ku do të fryjë erë mesatare, ndërsa të martën dhe të mërkurën erë më e fortë nga veriu.

Moti do të stabilizohet nga e mërkura me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe të ditës./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.