MOTI SOT DO TË JETË KRYESISHT ME DIELL DHE I NGROHTË

MOTI SOT DO TË JETË KRYESISHT ME DIELL DHE I NGROHTË

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare dhe herë pas here do të fryjë erë e fortë veriore. Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 7 deri në 19 gradë Celsius ndërsa maksimalja prej 26 deri në 34 gradë Celsius. UV do të jetë 9.

Në Shkup moti parashikohet të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Në dy ditët në vijim do të ketë rritje të caktuar të vranësirave me rritje të mëtejshme të temperaturës së ajrit. Të dielën do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.