MOTI SOT I NDRYSHUESHËM DHE SHUMË I FTOHTË

MOTI SOT I NDRYSHUESHËM DHE SHUMË I FTOHTË

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm por shumë i ftohtë, megjithëse do të ketë periudha me diell. Në zonat malore do të ketë reshje lokale të borës. Do të fryjë erë nga veriu. Temperaturat gjatë natës kishin zbritur në -10, ndërsa ato të ditës do të sillen nga -6 deri në 3 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë I ndryshueshëm dhe me temperatura të ulëta dhe erë nga veriu. Temperatura maksimale në kryeqendër do të jetë zero gradë. Moti do të vazhdojë të jetë i ftohtë deri të mërkurën. Këtyre ditëve temperaturat gjatë natës do të zbresin nga -17 deri në -6 gradë, ndërsa ato të ditës nga -6 deri në 3 gradë. Nga e mërkura pritet ngritje e temperaturave prej zero deri në 8 gradë, ndërsa moti do të jetë stabil, i thatë dhe me diell.

Leave a Reply

Your email address will not be published.