MOTI SOT I VRANËT DHE ME RRESHJE LOKALE SHIU

Moti sot në RMV do të jetë pjesërisht i vranët, nga mesdita dhe pasditja me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu.

Në luginën e Vardarit do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu, bëjnë të ditur nga Enti për Punë Hidrometeorologjike. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga tre deri në 12 gradë, ndërsa më e lartat gjatë ditës nga 12 deri në 21 gradë.

Në Shkup dhe rrethië do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me mot me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura do të sillen prej 6, deri në 18 gradë.

Në ditët në vijim mëngjeset do të jenë të ftohtë me temperatura të ulëta, ndërsa deri të premten temperaturat e ditës do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit dhe do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira.

Në ditët e fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell me rritje graduale të temperaturës ditore, thonë metereologët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.