MOTI SOT I VRENJTUR DHE ME RRESHJE SHIU E BORE

MOTI SOT I VRENJTUR DHE ME RRESHJE SHIU E BORE

Gjatë ditës së së sotme moti në Maqedoninê e Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë e me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bore në zonat malore.

Reshjet do të jenë më të shumta në orët e pasdites dhe në mbrëmje, ku për shkak të ftohjes do të kalojnë në borë në vendet më të larta dhe disa nga ato më të ulëta.

Në zonat malore shtresa e borës do të rritet, ndërsa në vendet më të larta do të formohet mbulesë bore, sidomos në pjesët perëndimore.

Temperaturat minimale do të sillen nga -8 deri në nji grade, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 9 gradë.

Në Shkup e rrethinë, moti do të jetë me vranësira, ndërsa nga mesdita me reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të sillet nga 2 deri në 5 gradë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.