MOTI SOT KRYESISHT I VRANËT ME RESHJE TË KOHËPASKOHSHME LOKALE SHIU

MOTI SOT KRYESISHT I VRANËT ME RESHJE TË KOHËPASKOHSHME LOKALE SHIU

Nën ndikimin e aktivitetit ciklon dhe valë të lagësht ajri gjatë ditës së sotme, moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Reshje më intensive do të ketë në zonat perëndimore, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e fortë, në disa vende e fortë nga jugu me shpejtësi mbi 80 km/orë. Temperaturat do të sillen nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale të dobëta shiu. Do të fryjë erë e fortë nga jugu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 19 gradë.

Deri në fund të kësaj jave, si dhe në fillim të javës së ardhshme , nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe valës së lagësht ajri do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet më të ulët. Të dielën do të fryjë erë e fortë, herë pas here e fortë nga jugu dhe jugperëndimi, me shpejtësi mbi 80 km/orë. Në disa vende, sidomos nesër dhe të shtunën do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për breshër të rrallë.

Gjatë fundjavës , në zonat malore në drejtim të perëndimit si dhe në vendet më të larta, reshjet e shiut do të kthehen në borë. Temperaturat do të sillen në interval prej 14 deri në 21 gradë, ndërsa rënie me disa gradë pritet nga e diela e tutje kur ato do të rriten në intervalin prej 9 deri në 17 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.