MOTI SOT ME DIELL DHE I NGROHT

MOTI SOT ME DIELL DHE I NGROHT

Moti sot në RMV do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidro-meteorologjike. Temperatura minimale do të lëvizë prej një deri në 10 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore do të arrijë nga 23 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë pritet mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale ditore do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Sipas sinoptikanëve deri të enjten në vend do të ketë mot kryesisht me diell dhe relativisht të ngrohtë, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët të mëngjesit. Vranësirat pritet të shtohen të premten, ndërsa gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët, më i freskët dhe me reshje shiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.