MOTI SOT ME DIELL DHE I NGROHTË PASDITE SHI I RRËMBYESHËM DHE ERË E FORTË

MOTI SOT ME DIELL DHE I NGROHTË PASDITE SHI I RRËMBYESHËM DHE ERË E FORTË

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite do të ketë reshje lokale afatshkurtra, të rrëmbyeshëme, shtrëngata dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin prej 4 deri në 10 ndërsa maksimalja do të arrijë në 20 deri në 27 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Më pas, në dy ditët në vijim do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë ndërsa në ditët e fundjavës do të ketë vranësira të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Veçanërisht moti jo stabil do të jetë gjatë ditës së shtunë kur proceset do të jenë lokale më intensive në formë stuhie me reshje të forta shiu, bubullima, erëra të forta dhe breshër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.