MOTI SOT ME DIELL DHE I NXEHTË

MOTI SOT ME DIELL DHE I NXEHTË

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Pasdite në zonat malore perëndimore do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale afatshkurtër të shoqëruar me shtrëngata. Temperaturat do të rriten nga 24 deri në 31 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në rreth 29 gradë. Moti shumë i nxehtë do të mbetet edhe gjatë ditës së nesërme, por në fund të ditës dhe në mbrëmje, sidomos në pjesën veriore do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë e fortë dhe me kushte për breshër.

Nga e mërkura nën ndikimin e një mase ajri më të freskët nga veriu do të ketë rënie të temperaturave me disa gradë dhe do të fryjë erë e fortë nga veriu. Edhe ditën e mërkurë do të ketë kushte për reshje të kohëpaskohshme lokale shiu të përcjella me shtrëngata. Temperaturat, do të sillen në intervalin prej 19 deri në 28 gradë të mërkurën, ndërsa të enjten do të jetë edhe më e freskët kur temperaturat maksimale do të sillen prej 17 deri në 25 gradë. Nga e premtja pritet rritje e temperaturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.