MOTI SOT ME DIELL DHE ME ERË NGA VERIU

MOTI SOT ME DIELL DHE ME ERË NGA VERIU

Moti sot do të jetë me diell dhe pak më i ngrohtë me erë kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëviz nga 17 deri 23 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë, moti do të jetë me diell dhe pak më i ngrohtë me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 22 gradë.

Deri të premten do të mbizotërojë kryesisht mot me diell por në orët e mëngjesit më ftohtë, ndërsa gjatë ditës me temperatura më të larta.

Të shtunën vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme të dielën dhe të hënën kur do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe do të ketë rënie të konsiderueshme të temperaturave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.