MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA LOKALE

MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA LOKALE

Me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 23 deri në 28 gradë.

Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot me diell dhe i ngrohtë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Gjatë fundjavës pasdite vranësirat do të shtohen dhe në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Veçanërisht moti i paqëndrueshëm do të jetë ditën e shtunë kur proceset do të jenë më intensive lokale me erë stuhi dhe me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të forta, ndërsa është i mundur edhe breshër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.