MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA TË PAKTA

MOTI SOT ME DIELL DHE VRANËSIRA TË VOGLA

Dita e parë e fundjavës do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Në lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -1 deri në 9°C, ndërsa ajo e ditës nga 20 deri në 26°C. Në Shkup dhe rrethinë me diell me vranësira të vogla dhe temperaturë deri në 24 gradë.

Në Berovë u regjistrua moti më i ftohti këtë mëngjes nën zero gradë, ndërsa në Dojran temperatura maksimale dhjetë gradë.

Sipas Entit Hidro Metereologjik, u regjistruan dy gradë në Llazaropole, 3 në Manastir, 4 në Mavrov, Tetovë dhe Strumicë, 5 në Kriva Pallankë, 6 në Prilep, Shtip, Demir Kapi, Shkup-Petrovec dhe Popova Shapka, 7 në Pretor, Dibër, Krushevë, Ohër, Gjevgjeli dhe Kumanovë, 8 në Shkup-Zajçev Rid, si dhe 9 gradë në Vinicë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.