MOTI SOT ME DIELL ME TEMPERATURË DERI NË 16 GRADË
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe relativisht i ngrohtë, sidomos në vendet më të larta dhe male. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 10 deri në 16 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.
Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm moti ishte i kthjellët dhe i ftohtë. Frynte erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.
Më ftohti mëngjesin e sotëm është në Berovë me -5 gradë, në Manastir -4, në Shkup, afër Petrovecit dhe Demir Kapisë -3, në Strumicë dhe Tetovë -2, në Prilep dhe Dibër -1. Zero gradë janë matur në Shkup, afër Zajçev Ridit, Shtip, Kriva Pallankë, Gjevgjeli, një gradë mbi zero ka qenë në Ohër, Pretor, Lazaropole, tre në Mavrovë , Krushevë, Vinicë, katër në Popova Shapka, dhe maksimumi gjashtë gradë janë matur në Dojran.
Edhe në tre ditët e ardhshme moti pritet të jetë relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit. Për nesër (e martë) meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe temperaturë maksimale deri në 15 gradë.
Leave a Reply