MOTI SOT ME RESHJE BORE DHE I FTOHTË

MOTI SOT ME RESHJE BORE DHE I FTOHTË

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme bore, sidomos në orët e paradites. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -8 deri në -1, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga -2 deri në 6 gradë.

Edhe në Shkup me rrethinë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme bore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 3 gradë.

Mot i vranët dhe i ftohtë me erë mesatare veriore do të vazhdojë deri të dielën. Temperaturat do të jenë dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e mëngjesit do të jenë veçanërisht të ulëta, të cilat vende-vende do të zbresin nën -10 gradë. Rritje e temperaturave pritet nga dita e hënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.