MOTI SOT ME RESHJE TË BORËS 

MOTI SOT ME RESHJE TË BORËS

Maqedoninë e Veriut sot është kapluar nga reshje të borës. Reshje më të dendura ka në pjesën veriperëndimore të vendit, ku sipas metereologëve pritet që trashësia e borës të arrijë deri në 15 centimetra. Temperaturat e mëngjesit u regjistruan prej -5 deri -1 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 2 deri 5 gradë celcius. Nga ora 08:30 është vendosur ndalesë për qarkullim për automjetet e rënda në qafën malorë te Strazhës, gjegjësisht aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Për shkak të reshjeve të borës, nga ora 06:20 është vendosur ndalesë për qarkullim të mjeteve të rënda në rrugën Mavrov-Dibër. Ndalesë për kamionë nga ora 07:45 ka edhe në rrugën, Strugë-Qaf Thanë, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Prej nesër pritet të ketë mot stabil, ndërsa të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.