MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU

MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE SHIU

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu në mëngjes. Në pjesët jugore paradite reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me shtrëngata. Do të fryjë erë e fortë veriore e cila do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 15, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 19 deri në 27 gradë.

Në Shkup po mban mot i ngjashëm me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil, me temperatura të ulëta të mëngjesit të enjten dhe të premten. Temperaturat ditore nga e shtuna do të jenë dukshëm më të larta. Të dielën pritet paqëndrueshmëri lokale e ndjekur me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, thonë metereologët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.