MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE TË SHIUT

MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE TË SHIUT

Temperaturat më të ulëta gjatë mëngjesit të sotëm në orën 8 janë matur në Berovë (-3) dhe në Mavrovë Anovë (-1). Temperaturat mbi zero janë shënuar në pjesën tjetër të vendit. Në Strumicë zero gradë, një në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Demir Kapi, 2 në Shtip, Kriva Pallankë, Pretor dhe Kodrën e Diellit, 3 në Tetovë, Ohër dhe Gjevgjeli, 4 në Prilep, 5 Shkup dhe Kumanovë, 6 Krushevë dhe Vinicë dhe 7 gradë në Dojran.

Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit – 26 centimetra dhe 6 cm në Mavrovë Anovë dhe Krushevë.

Moti sot kryesisht me vranësira, pasdite dhe natën me reshje lokale shiu, kryesisht me intensitet të ulët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 19 gradë.

Në Shkup kryesishtdo të ketë vranësira me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Gjatë natës do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.