MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE TË SHIUT E BORËS

MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE TË SHIUT E BORËS

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite me reshje shiu, kurse në zonat malore do të ketë reshje bore. Në fund të ditës dhe gjatë natës reshjet e shiut pritet të kalojnë në borë edhe në disa nga zonat më të ulëta. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore, ku do të krijohet një shtresë e re bore. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, e cila në fund të ditës do të intensifikohet në luginën e Vardarit.

Temperatura minimale gjatë natës ishte -3 gradë Celsius, kurse maksimalja gjatë ditës do të arrijë 12 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë pritet mot i ngjashëm me reshje shiu dhe reshje lokale të borës. Temperatura maksimalja në kryeqendër do të arrijë 10 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.