MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE

MOTI SOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE

Në mbarë vendin po mban mot kryesisht me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, kurse në male dhe në zona më të larta edhe të borës. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët jugore ku pritet të derdhen rreth 15 l/m2 sasi uji. Do të fryjë erë e fortë veriore e cila vende-vende do të arrijë mbi 60 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 4 deri në 8 gradë, ndërsa ato maksimalja prej 6 deri në 13 gradë.

Në Shkup, do të mbajë mot kryesisht me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe erë të fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil me erë mesatare deri të fortë veriore dhe me ulje të ndjeshme të temperaturave të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.