MOTI SOT ME VRANËSIRA, RRESHJE DHE BUBULLIMA, STUHIA E DJESHME RRËZOI DRUNJË NË SHKUP
Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme, në më shumë vende me reshje të shiut dhe bubullima. Në disa vende reshjet do të jenë në formë të motit të ligë, me reshje intensive, bubullima, erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit.
Temperatura minimale do të jetë prej 15 deri në 22 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 29 deri në 36 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të rrëmbyeshme të shiut të shoqëruara me bubullima dhe erë të fuqishme.
Në disa pjesë të luginës së Vardarit do të ketë kushte për paraqitje të motit të ligë. Temperatura minimale do të ulet në 19 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrij në 33 gradë Celsius.
Ndryshe një stuhinë goditi pasditen e djeshme Shkupin, ku era ka dëmtuar një pjesë të kulmit të një objekti. Nga era e fortë me shi kishte edhe pemë të rrëzuara. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe fotografi të pemëve të rëna që bllokuan rrugët e Shkupit.
Leave a Reply