MOTI

Mëngjesi më i ftohtë sot në Maqedoni është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku në orën shtatë është shënuar -8 gradë celsius , më pas në Mavrovë -6 gradë celsius, Kriva Pallankë, Tetovë dhe Krushevë -4 gradë celsius.

Në Ohër, Prilep dhe Dibër janë është regjistruar temperaturë prej -3 gradë, në Pretor, Manastir, Shtip, Vinicë dhe Strumicë -2 gradë dhe një gradë nën zero në Berovë dhe Shkup.

Shtresa e borës në Kodrën e Diellit ka arritur në 53 cm, 33 cm në Mavrovë, 17 në Pozharan, si dhe 14 në Krushevë.

Në verilindje të vendit gjatë mëngjesit të sotëm bie borë e lehtë.

Gjatë ditës së sotme paralajmërohet mot me vranësira, kryesisht në pjesët veriore me borë të herë pas hershme lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të lëviz nga 3 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti kryesisht do të jetë i vranët dhe do të fyejë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë në 8 gradë./ Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.