MPJ: GREQIA DHE HOLANDA ME PROTOKOLLE TË REJA

MPJ: GREQIA DHE HOLANDA ME PROTOKOLLE TË REJA

Vendimi i fundit i Greqisë përcakton rregulla të reja të hyrjes në vend të cilat janë të vlefshme për periudhën nga data 7 deri më 24 shkurt 2022, informon Ministria e Punëve të Jashtme.

Sipas MPJ-së hyrja e pasagjerëve nga vendet anëtare të BE-së dhe Marrëveshja e Shengenit, si dhe nga 33 vende jo-anëtare të BE-së të cilat i janë bashkuar sistemit të certifikimit dixhital COVID të Bashkimit Evropian (Certifikata Dixhitale Covid e Bashkimit Evropian (EUDCC), duke përfshirë Maqedoninë, hyrja lejohet me paraqitjen e një certifikate dixhitale evropiane, dmth. në mënyrë alternative në rendin e mëposhtëm:

Certifikata e vaksinimit: nëse kanë kryer së paku katërmbëdhjetë (14) ditë të vaksinimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas përfundimit të vaksinimit bazë ose pa afat për udhëtarët që kanë marrë dozën e tretë, konfirmimi i sëmundjes pas testimit laboratorik me PCR ose pas kontrollit duke përdorur teste të shpejta antigjenike (test i shpejtë). Certifikata Dixhitale Evropiane e Sëmundjes lëshohet katërmbëdhjetë (14) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas testit; ose rezultate negative nga një test laboratorik me PCR të kryer në shtatëdhjetë e dy (72) orët e fundit para hyrjes në Greqi ose test i shpejtë antigjen brenda njëzet e katër (24) orëve para hyrjes në Greqi.

Ndërsa nga nesër (08.01.2022) Holanda vendos kushte të reja për hyrjen e udhëtarëve nga Maqedonia. Ministria e Shëndetësisë në Holandë e ka klasifikuar Maqedoninë si “zonë me rrezik shumë të lartë”, që do të thotë një nivel më i lartë se më parë. Për të gjithë udhëtarët nga RMV që udhëtojnë në Holandë do të zbatohet rregulli i karantinës së detyrueshme. Nga ana tjetër, udhëtarët e vaksinuar me dy vaksina dhe një vaksinë përforcuese (shtesë) që udhëtojnë nga vende me rrezik shumë të lartë nuk duhet të kalojnë në karantinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.