MSH: FILLIMI I VITIT SHKOLLOR VARËSISHT NGA GJENDJA EPIDEMIOLOGJIKE NË VEND

MSH: FILLIMI I VITIT SHKOLLOR VARËSISHT NGA GJENDJA EPIDEMIOLOGJIKE NË VEND

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme, kanë diskutuar për disa propozime lidhur me pandeminë, për të cilat në mënyrë shtesë do të merret vendim. Nga MSH thonë se është diskutuar për propozimin për shkurtimin e kohës së izolimit të personave pozitiv me COVID-19, të cilët janë pa simptoma. Komisioni për këtë propozim do të merr vendim pas diskutimit që do të zhvillohet ditët e ardhshme.

“Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar mundësinë eventuale të ndryshimit të fillit të semestrit të dytë të vitit akademik 2021/2022. Vendimi për këtë propozim do të merret menjëherë para fillimit të gjysmës së dytë të vitit, sepse vendimtare do të jetë gjendja epidemiologjike në vend”.

“Vendimi për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor do të jetë në harmonizim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës”, thonë nga MSH./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.