SALI: NUK MUND TË THEMI SE KUR DO TË LARGOHEN TËRËSISHT MASAT KUNDËR KOVID 19

MSH: NUK MUND TË THEMI SE KUR DO TË LARGOHEN TËRËSISHT MASAT KUNDËR KOVID 19

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali thekson se ende nuk mund të konsiderojmë përfundimin pandemisë së virusit korona dhe për këtë arsye nuk dihet se cilat masa do ti zbusë Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme.

– Fatkeqësisht ne ende nuk mund ta shpallim të vdekur. Nuk e di se çfarë do të vendosë Komisioni sot, i cili për momentin po diskuton dhe shpresoj të ketë masa për rezultatet që marrim nga Instituti i Shëndetit Publik. Sinqerisht nuk e di se cila masë do të lehtësohet sot, por uroj që të gjithë të shërohemi sa më shpejt që të funksionojmë normalisht”, tha Sali gjatë hapjes së Qendrës Kompjuterike të ISHP Klinikës Universitare të Pulmologjisë dhe Alergologjisë në Shkup.

“Nuk mund të përcaktojmë orën, por punojmë, marrim informacione çdo ditë dhe e trajtojmë atë temë. Ne jemi vazhdimisht duke u liruar dhe ndërkohë duke analizuar nëse kemi vepruar si duhet”, nënvizon Sali i cili shton se nuk është e mundur të specifikohet se kur do të hiqen të gjitha kufizimet.

Qeveria dje ka pranuar rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive për heqjen e maskave në ambiente të mbyllura duke përfshirë edhe shkollat e mesme. Poashtu shfuqizohet ndalesa për organizimin e ekskurzioneve dhe mësimit  në natyrë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Mbajtja e obligueshme e maskave mbetet në fuqi në Shtëpitë e Shëndetit, barnatore, transportin publik dhe institucionet për kujdesin e të moshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.