MUSLIMANËT FILLUAN RAMAZANIN, SI DUHET USHQYER NË SYFIR DHE IFTARË?

MUSLIMANËT FILLUAN RAMAZANIN, SI DUHET USHQYER NË SYFIR DHE IFTARË?

Muslimanët kanë fillaur sot muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji miliona myslimanë në mbarë botën do të agjërojnë në secilën ditë të muajit, ku e kanë të ndaluar të hanë, pinë që nga lindja e diellit deri në perëndim. Si një prej pesë shtyllave të Islamit, agjërimi gjatë Ramazanit shoqërohet me reflektim shpirtëror, adhurim dhe akte bamirësie.

Si të ushqehemi?

Mos harroni se edhe gjatë Ramazanit duhet të kujdesemi për ushqimin, hani me kujdes dhe mbani zemrat plotë këshillon detologja Valbona Kadriu.

Gjatë muajit të Ramazanit, ushqimi me kalori, yndirna dhe ëmbëlsira është më i pranishëm se zakonisht. Dietologja Valbona Kadriu thot se me rëndësi në këtë peroidhë është që të mundohemi të strukturojm të ushqyerit në 3 racione në 24h.

Syfyri

Ky racion duhet të jetë burim i glucideve komplekse ( drithëra ku preferohenintegrale) në mënyrë që lirimi i energjiës të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe më ngadalë në organizëm, duke zvogluar në këtë mënyrë ndjenjën e uriës. Buka këshillohet të lyet me pak margarinë normale ose light. Ky racion duhet të përmbajë poashtu edhe një produktë qumshti me yndyrë të reduktuar.

Si desert në syfyr mundë të marrim edhe ndonjë hurmë ose kojsi të thatë.

Ajo çfarë duhet të evitojmë është konsumimi i ushqimeve që mundë të shkaktojn ndjenjën e etjes shumë shpejt siç janë djathrat, kaqkavalli dhe produktet e mishit siç është suxhuki dhe produktet tjera me krip.

Konsumimi i mishit dhe vezëve nuk është i domosdoshëm.

Poashtu nevoitet hydratimi i mjaftueshëm i trupit në mënyrë që të kemi edhe rezerva të ujit gjatë agjërimit.

Iftari

Duhet të jetë më i lehtë dhe sa më i shëndetshëm nuk preferohet të vërsulemi mbi ëmbëlsiarat të cilat përveç se nuk do të shuajnë ndjenjën e uriës, do të perturbojnë edhe organizmin.

Është e rëndësishme që hidratimi të jetë i mjaftueshëm dhe i ngadalshëm (gllënkë pas gllënke) para ngrënjes.

Të fillohet me një supë dhe diqka të lehtë dhe të pritet së paku 1.5 orë para ngrënjes së ushqimeve të rënda, në mënyrë që organizmi të mundë të absorboj ushqimet e ngrëna më parë. Në këtë mënyrë edhe do të evitoni dhimjet e lukthit të cilat mundë të vijnë si pasoj e futjes së menjëhershme të ushqimit në lukthë të zbrazët.

Mos të fillohet menjiher me ushqimet të rënda për shkakë krijimit të gazrave, dhimbjeve të lukthit si dhe digjestionit jo të mjaftueshëm të ushqimit.

Dietologja Kadriu për Iftarë rekomandon:

Nje supë

1 -2 hurma

1 got jogurt i fermentuar ose kos

1 -2 copë të holla Bukë dhe ca ullinjë

Pas 1-2 orëve pushim pasi që trupi të ketë pushuar dhe të jetë I gatshëm dhe të jenë absorbuar ushqimet paraprake mundë të konsumohen gjellërat e pregaditura dhe ushqimet e tjera më të rënda.

Këshillohen ushqimet që përmbajnë më shumë perime për aportin e vitaminave dhe mineraleve.

Të pregaditen në furrë ose me ujë dhe të evitohen friturat. Të konsumohen pemë dhe perime që mos të mungojnë vitaminat.

Lëngjet

Hidratimi është primordial gjatë muajit të ramazanit, duhet të konsumohen rreth 1.5 L mirpo në kontinuietet nga iftari deri në syfyr dhe jo për një herë.

Duhet të evitohen lëngjet diuretike si kafeja dhe çaji zi pasi që ato do të shkaktojn Largimin e shpejtë të ujit dhe mineraleve nga trupi dhe në këtë menyrë shkaktojnë ndjenjën e etjës shumë shpejtë dhe mundë të vie deri tek dehidratimi.

Gjithashtu duhet t’ju ikimlëngjeve të gazuara pasi që permbajnë sheqer të thjeshtë dhe zakonisht krijojnë shumë gazra.

Preferohet uji natyral me ose pa gaz  si dhe lëngë i freskët frutash. /Ajo.mk

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.