NDËRROI JETË NË MOSHËN 73-VJEÇARE IVANA TRUMP, GRUAJA E PARË E DONALD TRUMP
Ivana Trump, bashkëshortja e parë e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka vdekur në moshën 73-vjeçare nga një atak në zemër, ka informuar familja e saj për ABC News.
“Jam shumë i pikëlluar të informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve janë shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Nju Jork”, tha Donald Trump në një postim në platformën e mediave sociale Truth Social.
Prindërit e saj Miloš dhe Maria vinin nga Gotvaldovo, Çekosllovaki, tani Zlin, Republika Çeke. Ka magjistruar në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin Charles në Pragë. Në vitin 1975 u largua nga Çekosllovakia dhe shkoi në Kanada. Për dy vitet e ardhshme jetoi në Montreal dhe punoi si model për disa nga kompanitë më të mira të lëkurës në Kanada. Në vitin 1976 u transferua në Nju Jork për të promovuar Lojërat Olimpike në Montreal. Nju Jorku është vendi ku ajo takohet me Donald Trump, djalin e investitorit të famshëm të pasurive të paluajtshme, Fred Trump.
Çifti u martua në vitin 1977 dhe u divorcua në vitin 1992. Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Donald Jr.
“Ivana Trump ishte një luftëtare. Ajo iku nga komunizmi dhe e përqafoi këtë vend. Ajo u mësoi fëmijëve të saj guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë”, tha familja Trump në një deklaratë.
Leave a Reply