NDRYSHIM DRASTIK I MOTIT,RESHJE DHE ULJE E TEMPERATURAVE

NDRYSHIM DRASTIK I MOTIT,RESHJE DHE ULJE E TEMPERATURAVE

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të ftohtë sot do të mbajë mot i vranët, me erë dhe dukshëm më i ftohtë. Do të ketë reshje shiu ndërsa në male dhe në disa vende më të larta edhe borë.

Reshjet e dendura (mbi 20 l/m2) do të jenë në pjesët jugore dhe lindore dhe do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriore. Temperaturat ditore do të ulen me mbi 10 gradë.

Më pas, në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të ndryshueshëm.

Nga e dita e martë në vend të kësaj do të ketë temperatura të mëngjesit nën zero ndërsa temperaturat ditore do të rriten gradualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.