NË 24 ORËT E FUNDIT REGJISTROHEN DY VDEKJE DHE 178 RASTE TË REJA NGA VIRUSI KORONA NË VEND

NË 24 ORËT E FUNDIT REGJISTROHEN DY VDEKJE DHE 178 RASTE TË REJA NGA VIRUSI KORONA NË VEND

Janë kryer 1.238 testime prej të cilave 178 kanë rezultuar pozitive: Shkupi – 101, Prilep – 11, Kavadari, Gostivari dhe Ohri – 10, Struga – 8, Tetova – 7, Manastiri dhe Negotina – 5, Koçani – 3, Strumicë – 2. dhe Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli, Resnjë, Radovish dhe Dibër – nga 1. Ndër to ka edhe 33 riinfeksione.

Janë regjistruar 592 të shëruar nga: Shkupi – 259, Manastiri – 42, Kumanova – 34, Prilep – 32, Veles – 31, Kavadar – 30, Tetova – 29, Shtip – 20, Ohër – 19, Gostivar – 17, Kërçovë – 12, Strumicë – 11, Negotino – 10, Gjevgjeli – 9, Radovish – 8, Koçani – 6, Kriva Pallanka dhe Vallandova – nga 4, Resnja dhe Berova – nga 3, Struga, Kratovë dhe Dojran – nga 2 dhe Dibra, Bogdanci dhe Pehçevë – 1.

Në 24 orët e fundit janë raportuar dy persona të vdekur nga Shkupi (72 dhe 60 vjeç). Sipas regjistrit të personave të vdekur nga Covid-19 nga Termini Im janë regjistruar edhe dy vdekje në kushte shtëpiake, një nga Manastiri (67) dhe nga Struga (65). Ata vdiqën midis 13 dhe 23 Korrikut.

Deri më tani janë kryer gjithsej 2,121,690 teste për Covid-19, ku janë regjistruar 329,172 raste pozitive. Numri i të shëruarve është 315,675 dhe 9,381 persona kanë vdekur. Numri i rasteve aktive është 4116.

Leave a Reply

Your email address will not be published.