NË 27 VENDE 780 TË PREKUR NGA LIJA E MAJMUNËVE

NË 27 VENDE 780 TË PREKUR NGA LIJA E MAJMUNËVE

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi 780 raste të lisë së majmunëve në 27 vende të botës. Shifrat e fundit nuk llogarisin infeksionet në vendet afrikane ku virusi konsiderohet endemik.

“Aktualisht, rreziku i shëndetit publik në nivel global vlerësohet si i moderuar duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që kemi kaq shumë raste të lisë së majmunëve,” tha OBSH.

Zyrtarët paralajmëruan se rreziku i shëndetit publik “mund të bëhet i lartë nëse ky virus shfrytëzon mundësinë për t’u vendosur në vendet jo-endemike si një patogjen i përhapur njerëzor”.

Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë e cila u zhduk në vitin 1980. Patogjeni transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik. Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla. Në mesin e 780 rasteve të raportuara nuk ka asnjë të vdekur. Një person dyshohet të jetë prekur nga lija e majmunëve edhe në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.