NË GREQI ZBULOHET NËN VARIANTI “OMICRON 2”

NË GREQI ZBULOHET NËN VARIANTI “OMICRON 2”

Në Greqia është zbuluar nën-varianti i ri “Omicron 2”, i cili tashmë është përhapur gjerësisht në Danimarkë dhe vende të tjera evropiane por ende nuk dihet nëse ai sillet ndryshe nga mutacioni primar Omicron.

Sipas mjekeve ajo që dihet është fakti që ky nën-variant i ri qëndron i fshehur dhe nuk zbulohet lehtë nga testet. Dy rastet e para të tij janë një çift udhëtarësh nga Egjipti që mbërritën në aeroportin “Eleftherios Venizelos” më 13 janar. Pasi u identifikuan si pozitivë, analiza gjenomike e mostrave të tyre rezultoi me nën-variantin e ri dhe ata kanë kryer karantinën prej shtatë ditësh sipas protokollit. Omicron 2 është shkaku që orët e fundit hapi një cikël të ri shqetësimi në komunitetin shkencor brenda dhe jashtë Europës. Në Norvegji, vlerësimet fillestare e konsiderojnë atë edhe më ngjitëse se virusi origjinal dhe në Danimarkë gjysma e të gjitha rasteve të reja janë konstatuar me Omicron 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published.