NË KOSOVË MBI 31 MIJË RASTE AKTIVE ME KOVID 19

NË KOSOVË MBI 31 MIJË RASTE AKTIVE ME KOVID 19

Katër raste të vdekjes dhe 3 mijë e 617 raste të reja me Kovid 19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të rreth 14 mijë mostrave. Poashtu janë shëruar edhe njëmijë e 344 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në mbi 31 mijë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Në total numri i rasteve aktive është 31.021”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Në mesin e rasteve aktive janë edhe 6,700 nxënës të infektuar nga Kovid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.