NË POLIKLINIKËN E ÇAIRIT  PROMOVOHET PROJEKTI “POPULLATA E VAKSINUAR MBROHET NGA KOVID-19”

NË POLIKLINIKËN E ÇAIRIT  PROMOVOHET PROJEKTI “POPULLATA E VAKSINUAR MBROHET NGA KOVID-19”

Organizata e grave turke “Derja” dhe ISHP “Qendra shëndetësore Shkup” sot në poliklinikën “Çair” shënon fillimin e projektit “Popullata e vaksinuar mbrohet nga KOVID-19”.

Projekti synon të kontribuojë në rritjen e vetëdijes për parandalimin e KOVID-19 te popullata e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në komunat e qytetit të Shkupit. Projekti parasheh mbajtjen e punëtorive edukative, shtypje fletushkash dhe shpërndarjen e tyre te popullata. Në projekt janë përfshirë edhe mjekë nga Qendra Shëndetësore Shkup, të cilët përmes edukimit do të kontribuojnë në vetëdijesimin dhe edukimin më të madh të popullatës për rëndësinë e marrjes së vaksinës për t’u mbrojtur nga KOVID-19.

Projekti, i cili mbështetet nga Qyteti i Shkupit, filloi nga 21 prilli dhe do të zgjasë deri më 21 shtator të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.