NË RMV 508 RASTE AKTIVE ME KOVID 19, BRENDA TRE DITËSH 151 TË INFEKTUAR

NË RMV 508 RASTE AKTIVE ME KOVID 19, BRENDA TRE DITËSH 151 TË INFEKTUAR

Numri i rasteve aktive me Kovid 19 në Maqedoninë e Veriut aktualisht  është 508 të infektuar, ndërsa brenda tre ditëve janë raportuar 151 të prekur nga virusi korona.

Nga data 20 deri më 22 maj, nuk është raportuar asnjë person i vdekur.

Shpërndarja e rasteve aktive sipas qyteteve: Shkup 317, Manastir 59 , Kumanovë 16, Shtip 15, Ohër 15, Prilep 14, Kërçovë 9, Resnjë 9, Kavadar 8, Berovë 7, Tetovë 5, Gostivar 4, Shën Nikollë 4, Veles 3, Koçani 3, Gjevgjeli 3, Dellçevë 3, Strumicë 2, Negotinë 2, Dibër 2, Makedonska Kamenica 2, Strugë 1, Radovish 1, Kriva Pallankë 1, Krushevë 1, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 1. Në Vallandovë, Vinicë , Probishtip, Bogdancë, Kratovë, Demir Kapij, Pehçevë dhe Dojran nuk ka asnjë të prekur me Kovid 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.