NË RMV 578 RASTE AKTIVE ME KOVID 19

NË RMV 578 RASTE AKTIVE ME KOVID 19

Në Maqedoninë e Veriut ka edhe 578 të infektuar me Kovid 19 ndërsa gjendja me pandeminë mbetet stabile, bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore. Brenda tre ditësh përkatësisht prej 06.05 deri më 08.05.2022, është regjistruar një person i vdekur nga Ohri (82 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore. Ndërsa në mënyrë shtesë janë regjistruar edhe dy persona të vdekur nga Shkupi me moshë 58 dhe 83 vjeç, njëri në kushte shtëpiake dhe tjetri në kushte spitalore. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej 27 deri më 29 prill.

Poashtu janë regjistruar edhe 225 pacientë të shëruar, derisa sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik gjatë tre ditëve të kaluara prej 6 maj deri më 9 maj janë kryer 2.777 teste dhe janë regjistruar 159 të infektuar me Kovid-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, 25 janë riinfektime.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.030.368 testime ndaj Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.298, numri i të shëruarve është 300.433, numri i vdekjeve është 9.287 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nëpërmjet donacionit nga Republika e Hungarisë janë siguruar 72.000 teste të shpejta antigjen për Kovid-19./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.