NË RMV MBI 2000 RASTE AKTIVE ME KOVID 19, NË SHQIPËRI 866 NË KOSOVË 748

 

NË RMV MBI 2000 RASTE AKTIVE ME KOVID 19, NË SHQIPËRI 866 NË KOSOVË 748

Gjendja me pandeminë në RMV është përmirësuar dukshëm thonë autoritetet shëndetësore. Këtë e dëshmon edhe ulja e numrit të rasteve aktive që aktualisht është 2.178 të infektuar me Kovid 19.

Por Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali vlerëson se ende është herët për heqjen e plotë të masave apo reduktimin e tyre.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, normalisht dhe përmes Komisionit për Sëmundjet Infektive monitorojmë vazhdimisht se çfarë po ndodh me vendet që kanë pezulluar masat. Një nga treguesit është numri i të sapoinfektuarve, por tregues i rëndësishëm është numri i pacientëve të shtruar në spital. Sipas asaj situate, ne nuk jemi ende gati të reduktojmë masat”, tha ministri Sali.

Gjendja me pandeminë është përmirësuar ndjeshëm edhe në Shqipëri dhe Kosovë.  Në Shqipëri aktualisht janë 866 pacientë aktivë me COVID-19. Në Kosovë ka gjithsej 748 raste aktive me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.