NË RMV MOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE TË KOHËPASKOHSHME TË BORËS

NË RMV MOT ME VRANËSIRA DHE RESHJE TË KOHËPASKOHSHME TË BORËS

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të borës, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidro metereologjike. Do të fryjë erë në drejtim verior, kurse temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 4, ndërkaq maksimalja do të arrijë prej 3 deri në 6 gradë.  Edhe në Shkup do të jetë mot i vranët me reshje lokale të borës. Do të fryjë erë veriore, kurse temperatura minimale do të ulet deri në 0, ndërkaq maksimalja do të arrijë deri në 4 gradë celsius. Të mërkurën do të vijojë mot stabil, i thatë dhe me erë të përforcuar. Temperatura minimale gjithandej do të jetë nën zero, kurse më ftohtë do të jetë të enjten dhe të premten, kur temperaturat e mëngjesit në disa vende do të ulen në -10 gradë, kurse temperatura ditore do të mbeten nën zero./Ajo.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.